Dijaneti do ta përkthehej Kur’anin në 180 gjuhë

Një zyrtar turk nga Departamenti i Çështjeve Fetare (Diyanet) tha se Turqia ka në plan të publikojë përkthimin e Kuranit në 180 gjuhë.

Mazhar Bilgin shprehu shpresën se përkthimi dhe publikimi i Kur’anit në 180 gjuhët që fliten në mbarë botën do të bëhet në të ardhmen e afërt, kështu ka njoftuar gazeta e përditshme në gjuhën arabe al-Kuds al-Arabi.

Ai vuri në dukje se përkthimi i Kur’anit në anglisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, në gjuhën kirgize, bullgare, kazake dhe boshnjake tashmë ka përfunduar dhe se Kur’ani në këto gjuhë është duke u shtypur nga Departamenti për Çështje Fetare (Diyanet).

Mazhar Bilgin vazhdoi duke thënë se Departamenti i Çështjeve Fetare (Diyanet) synon të ofrojë përkthime të Kur’anit për folësit e të gjitha gjuhëve.

Në muajin shkurt, Yıldıray Kaplan, një tjetër zyrtar i Diyanet, tha:

Ne do synojmë për të përkthyer Kur’anin dhe gradualisht të publikojmë Kur’anin e Shenjtë në të gjitha gjuhët që fliten në botë.

Projekti për të publikuar Kur’anin në gjuhë të huaj është pjesë e një fushate që Departamenti i Çështjeve Fetare (Diyaneti) ka nisur në vitet e fundit.

Motoja e projektit është Mos lejoni asnjë gjuhë të mbetet pa mesazhin e Kur’anit.

Sipas Dijanetit, kopjet në gjuhë të ndryshme do të dërgohen në vendet ku fliten këto gjuhë. Kushdo që do të lexojnë Kur’anin, Librin e Shenjtë të myslimanëve do të kenë qasje edhe në një përkthim dixhital.

Artikulli paraprakKryeipeshkvi italian që po bënë thirrje për ndërtimin e xhamisë
Artikulli vijuesA është paraja me të vërtetë motivuesja e veprimeve tona?