Këto janë imazhet tmerruese të kufomave të balsamosura të dhjetëra kafshëve që vdiqën nga uria në kopshtin zoologjik më të keq në botë.
Fotografitë janë realizuar në kopshtin e shkretuar Khan Younis në rripin e Gazes.
Kafshët u lanë pa ushqyer për shkak të konfliktit të Izraelit me Palestinën kur stafi nuk kishte mundësi të kujdesej për to në mënyrën e duhur.
Mohamend Awaida e hapi parkun në 2007 dhe investoi qindra mijëra dollarë për kopshtin zoologjik.
Ai humbi disa kafshë gjatë sulmeve të Izraelit kundër Hamas, që filluan një vit pas ofensivës 3 javore në përgjigje të sulmeve me raketë në Izrael.
Awaia tha se nuk mund të qëndronte në kopshtin zoologjik dhe shumë kafshë vdiqën nga neglizhimi dhe uria.
Khan Younis është një nga pesë parqet në Gaza, territor bregdetar me dendësi të madhe popullsie (1.7 milionë) nën drejtimin e militantëve islamikë Hamas.