10 vjeçari me autizëm mëson Kuranin përmendsh!

Autizmi, çrregullimi që vështirëson komunikimin dhe shoqërimin, është në rritje në Palestinë, por edhe në gjithë botën. Kjo u sjell probleme familjeve të cilat janë të detyruara gjithmonë të kujdesen për të dashurit e tyre.

Megjithatë, edhe pse të sëmurit me autizëm përballen me shumë probleme në jetë, një numër i madh i tyre posedojnë talente në shumë shkenca si matematikë, art, muzikë dhe kujtesë të përgjithshme.

Si rezultat i kësaj, shumë njerëz që janë me autuizëm vendosin të provojnë veten në fushat në të cilat janë të mirë si shkencat teknologjike, programe, inxhinieri si dhe në shkencat ku kujtesa është thelbësore.

Halidi tregoi tendencën e tij në mbamendjen e teksteve të shkruara siç është Kurani, mësimi përmendsh i të cilit tek muslimanët konsiderohet një nder i madh. Pra, Halidi edhe pse një fëmijë i sëmurë me autizëm arriti të marr titullin hafiz i Kuranit, shkruan preporod.

(Islampress)

Artikulli paraprakVIDEO – Mbjelli plepa që të shkon në Haxh (rast Interesant që ka ndodhë në Shtimje)
Artikulli vijuesShënohet sot 7 marsi, Dita e Mësuesit