Kina lëshon shumicën e sulmeve DDoS

Sipas raportit të lëshuar nga Porlexic Technologies, Kina mbetet shteti i burimeve kryesore për sulmet Distributed Denial of Service (DDoS).

Në krahasim me çerekun e parë të vitit 2011, çereku i parë i vitit 2012 kishte pasur 25% rritje në numrin e përgjithshëm të sulmeve DDoS; 25% rritje në sulmet Layer 7 (ndërfaqen e aplikacioneve); dhe sulme më të shkurtra; 28.5 orë në krahasim me 65 orë.

“Ne presim vertikale të tjera përtej shërbimeve financiare, lojërave dhe kumarit që të jenë caqet e këtyre vëllimeve masive të sulmeve teksa viti kalon,” tha Neal Quinn i cili është zëvendës kryetar i veprimeve të Prolexic.

Raporti i lëshuar nga Prolexic Technology tregon gjithashtu që kohëzgjatja mesatare e sulmeve shënoi rënie në çerekun e parë të vitit 2012, duke rënë nga 34 orë sa ishte në çerekun e katërt të vitit të kaluar, në 28.5 orë gjatë çerekut të parë.

Derisa më shumë se 168 trilionë bitë i të dhënave dhe 14 miliardë paketa të trafikut të sulmit keqdashës ishin identifikuar si klientë që shënjestronin shërbimet financiare gjatë çerekut të katërt të vitit 2011, 5.7 kuadrilionë bitë të të dhënave dhe 1.1 trilionë pako keqdashëse ishin identifikuar dhe me sukses ishin zvogëluar gjatë çerekut të parë të vitit 2012./pcworldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakKorrupsioni sulmon arsimin
Artikulli vijuesIrani kundër Internetit?