Pentagoni rrit pesëfish shpenzimet për sigurinë kibernetike

Ministria e Mbrojtjes amerikane miratoi rritjen e shpenzimeve për sigurinë kibernetike. Shpenzimet në këtë fushë në vitet e ardhshme do të rriten pesë herë, njofton gazeta Washington Post. Në këtë mënyrë Pentagoni shpreson të garantojë mbrojtjen e sistemit kompjuterik të qeverisë amerikane nga sulmet e hakerëve.

Përveç kësaj do të zgjerohet edhe numri i punonjësve të të departamentit kompjuterik të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes. Aktualisht në këtë departament janë të punësuar 900 persona, por numri i të punësuarve, ndër të cilët do ketë si ushtarakë, ashtu edhe nëpunës civilë, planifikohet të rritet deri në 4000.

Artikulli paraprakKatër lundërtarë guximtarë sfiduan Atlantikun
Artikulli vijuesPentagoni rrit pesëfish shpenzimet për sigurinë kibernetike