SHGM reagon për kërcënimin ndaj Zeqirit

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon presionet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të BDI ndaj gazetarit të TV Shenja Muhamed Zeqiri. Këto presione cenojnë lirinë e fjalës dhe nxisin vetëcenzurë të gazetarëve” reagojnë nga SHGM.

Sipas tyre, me kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve Maqedonia nuk do të dalë nga grupi i vendeve afrikane ku masivisht nëpërkëmbet liria e medias.

“Është dyfytyrëshe BDI të bind opinion se mediat në gjuhën shqipe janë më të lira falë sjelljes së tyre të përgjegjshme si parti në pushtet, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e saj kërcënojnë gazetarët”, shtojnë nga SHGM.

Nga atje kujtojnë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen e Përzhonos duke u obliguar për liri më të mëdha të mediave.

“Është e papërgjegjshme që një kryetar partie të mos respektojë nënshkrimin e tij.

Ftojmë drejtuesit e BDI menjëherë të ndërpresin presionet ndaj gazetarit Zeqiri, përndryshe do të jemi të detyruar të shqyrtojmë hapa të tjerë ligjor për të mbrojtur kolegët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Përndryshe, gazetari i “Tv Shenja” Muhamed Zeqiri, dje në një postim publik në Facebook, njoftoi masën e gjerë se është kërcënuar nga funksionarët e BDI-së. Për më shumë lexojeni më poshtë postimin e tij:

Nga ajo qe ka caktuar Allahu nuk mund te ik askush.
I frigesohem vetem te madherishmit Allah dhe askujt tjeter.
Te nderuar miq dua publikishte ketu T’ju drejtohem dhe T’ua bej me dije se kercnimet ndaj meje dhe familjes time jane shtuar diteve te fundit. Qellimi eshte I qarte per te me shqetesuar dhe frigesur. Por ua bej me dije te gjithe atyre se nuk Ju frigohem e as shqetesohem.
Une do te vazhdoje te jem ai qe kam qene , po ai Muhamed qe me njihni. Une do te vazhdoje te ndaj me Ju qendrimet e mija publikishte mbi zhvillimet ne vend . Shume kujt mund ti mos I pelqejn por une nuk do te pushoj te flas dhe ta them ate qe mendoj. E di se partia shqiptare e ne pushtet BDI bashke me sahan-lepirsat e tyre jane te shqetesuar dhe kane humbur rrugen ne oborrin e tyre dhe e vetmja gje qe ju ka ngelur eshte kercnimi dhe frigesimi ndaj atyre qe nuk mendojn si ata.
Nuk ju frigohem o te mjer!!!
Nga kaderi I Allahut askush nuk mund te ik. Une njeher kam lindur dhe njeher do te vdes.
Deri ne frymen time te fundit do te luftoje te keqen dhe zullumqaret.
Me rrespekt I Juaju Muhamed Zeqiri

Artikulli paraprakVIDEO – A është e vërtetë se në çdo shtëpi ka nga një gjarpër
Artikulli vijuesDy vjet nga zhdukja e Malaysia MH370, kërkimet vazhdojnë