Dy vjet nga zhdukja e Malaysia MH370, kërkimet vazhdojnë

Malajzia dhe Australia thonë se mbeten me “shpresë” se fluturimi MH370 do të gjendet, edhe pse sot janë bërë dy vjet nga zhdukja e tij.

Avioni i kompanisë Malaysia Airlines ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin, më 8 mars të vitit 2014, me 239 njerëz në bord.

Ekipet e kërkimit, të udhëhequra nga Australia, janë duke kërkuar një zonë prej 120 mijë kilometrash katrorë në jug të Oqeanit Indian.

Vetëm një pjesë e konfirmuar e avionit është gjetur në ishullin Reunion.

Malajzia është po ashtu duke vazhduar kërkimet me një ekip që përfshin edhe ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Australia, Franca dhe Britania.

Vendet kanë thënë se do të përfundojnë kërkimet me gjasë rreth qershorit.

Artikulli paraprakSHGM reagon për kërcënimin ndaj Zeqirit
Artikulli vijuesUshtria izraelite arreston 18 palestinezë