STAMBOLL (AA) – Të paktën gjashtë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni antiterrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia anti-terror ka bastisur një pronë katër katëshe për të cilën ekzistonin dyshime se është përdorur nga krahu rinor i një organizate të majtë ultra terroriste, përgjegjëse për një sërë sulmesh me armë dhe bomba në Turqi.
Sipas policisë, adresa e Frontit Partiak Revolucionar për Çlirim Popullor (DHKP-C) është në Stamboll, më konkretisht në lagjen Okmeydani, ndërkohë që operacioni është zbatuar nga policia për bastisje, e përkrahur nga helikopterë, topa uji dhe ekipe zjarrëfikëse.