Turqia lançon projektin për mbrojtje në vlerë prej 5.9 miliardë dollarë

ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas një takimi me Komitetin Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes të mërkurën, deklaroi se është aprovuar projekti i ri nga industria e mbrojtjes i vlefshëm 5.9 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të fokusohemi në prodhimtarinë vendore (në industrinë mbrojtëse)”, tha Davutoglu gjatë një konference për mediat.

Duke theksuar përmirësimet në industrinë turke të mbrojtjes Davutoglu tha se “kemi aprovuar projektin e ri të mbrojtjes të vlefshëm 5.9 miliardë dollarë. 4.5 miliardë dollarë do të përfshijnë prodhimtarinë vendore”.

Davutoglu mori pjesë edhe në prezantimin e prototipit të pushkës automatike për këmbësori, prodhimi masiv i së cilës tha se do të fillojë këtë vit.

Artikulli paraprakPresidenti i Ukrainës, Poroshenko vizitë në Turqi
Artikulli vijuesTurqi, në operacionin antiterrorist arrestohen 6 persona