Në deklaratën e lëshuar prej kësaj organizate theksohet se myslimanët po përballen me sjellje raciste në Mianmar dhe në mënyrë despotike ata akuzohen si përgjegjës të përleshjeve në Mianmar. Navi Pillay ka shprehur shqetësimet e saj të radhës për gjendjen e myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar zhvillimin e hetimeve mbi masakrat ndaj myslimanëve sidomos në perëndim të këtij vendi. Më parë UNCHRA kishte deklaruar shpërnguljen e të paktën 80 mijë personave në drejtim të zonave veriore të Mianmarit. Vlen të theksohet se javën e kaluar z. Ban Ki Moon me anë të një deklarate ka dënuar vrasjen dhe gjenocidin ndaj myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në këtë vend. Myslimanët e Mianmarit të njohur me emrin Rohingianët, janë përqendruar kryesisht në zonat perëndimore të vendit. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Kuintana Tomas Ojea, arriti në pjesën perëndimore të Mianmarit, njoftuan zyrtarët lokalë. Kuintana në Mianmar do të qëndroj një javë dhe do të takohet me zyrtarë qeveritarë, kreun e opozitës Aung San Sui dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vizitojë vendin Arak, që ka qenë skena e përleshjeve etnike që filloi në qershor, ku sipas informatave, janë vrarë dhjetëra persona. Ai gjithashtu do të vizitojë kompleksin e burgut Insein në Yangon. Në perëndim të Mianmarit janë vrarë mijëra muslimanë të pafajshëm nga ana e budistëve ekstremistë dhe shumë të tjerë janë plagosur apo kanë mbetur pa strehë të cilët janë detyruar të arratisen drejt Bangladeshi. Gjatë ditëve të fundit, muslimanët në shumë vende të botës kanë protestuar dhe kanë denoncuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj masakrimit të muslimanëve të pafajshëm në Minamar nga budistët ekstremistë dhe nga qeveria e këtij vendi. Masakrat kundër muslimanëve në Mianmar kryhen nga ana e budistëve ekstremistë nën përkrahjen e qeverisë së Minamarit ndërkohë që vendet dhe organizatat që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut mes tyre edhe OKB, kanë heshtur përballë këtyre masakrave.
You Might also Like
Egjipt, katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane dënohen me vdekje
Një gjykatë në Egjipt sot dënoi me vdekje katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, prej të…
By
1 Min Read
Egjipt, Vëllazëria Muslimane thërret në revolucion të ri
Në qytetet e ndryshme të Egjiptit u organizuan demonstrata kundër grusht shtetit në përvjetorin e…
By
1 Min Read
Këlni përfshihet nga protestat kundër emigrantëve
Forcat speciale të policise përdorën pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit anti-emigrantëve në Këln.…
By
1 Min Read
Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë
Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë Pas thirrjeve të dy ambasadorëve respektivë të Kinës…
By
1 Min Read
BE ofron 180 milion euro ndihmë për refugjatët sirianë
Bashkimi Evropian, do të japë 180 milion euro shtesë ndihma humanitare për sirianët që janë…
By
1 Min Read
Ibrahimi në OKB: Populli frikësohet nga përparimi që mund të ketë sistemi qeveritar
I dërguari special i OKB për Siri Ibrahimi ka deklaruar sot të hënën para këshillit…
By
1 Min Read
