Kinë, protestuesit dhunojnë policinë

Më shumë se tre persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në Qidong, ku u arrestuan 100. Protestuesit u përleshën me policinë. Ashtu siç edhe tregohet nga fotot e publikuara, disa blogje, kanë publikuar informacion se protestuesit kanë dhunuar policinë.

Mijëra banorë dolë nën rrugë për të protestuar kundër planit për ndërtimin e një tubacioni në lindje të Kinës. Banorët kanë frikë se kjo gjë do të ndotë ujin. Ky tubacion do të shërbejë për të shkarkuar ujin e një fabrike letre japoneze. 

Ndërkohë mësohetse pas protestave të fundjavës, qeveria ka anuluar projektin. Pas disa viteve rritje ekonomike, mjedisi në Kinë ka arritur në një pikët të rrezikshme, duke ndikuar në shëndetin e njerëzve të zakonshëm. /shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakReagimi i vonuar i OKB ndaj masakrimit të muslimanëve në Minamar
Artikulli vijuesRUSIA NEGOCION PËR RIHAPJEN E BAZAVE USHTARAKE NË KUBË DHE VIETNAM