Egjipt, katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane dënohen me vdekje

0
195
Një gjykatë në Egjipt sot dënoi me vdekje katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, prej të cilëve dy në mungesë, me akuzat për vrasjen e protestuesve para ndërtesës të kësaj organizate në 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Gjykata gjithashtu dënoi edhe 14 liderët e Vëllazërisë Muslimane, përfshirë udhëheqësin suprem Muhamed Badie dhe dy zëvendësit e tij Khairat al-Shater dhe Rashad Bayoumi, me burgim të përjetshëm për akuzat e njëjta.
 
Akuzat kanë të bëjnë me dhunën që shpërtheu në qershor 2013 përpara selisë së Vëllazërisë Muslimane në Kajro, ku nëntë vetë u vranë dhe shumë u plagosën. Gjykimi i sotëm mund të apelohet.
 
Kujtojmë se në Egjipt, në korrik 2013, ndodhi grusht shteti ushtarak, ku shumë qytete egjiptiane janë bërë skenë e protestave masive kundër përmbysjes së presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.