Grupi i hakerave Anonymous i ka shpallur një luftë totale kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump.
Ata kanë kërcënuar se do ia mbyllin të gjitha faqet e tij dhe do të ekspozojnë atë që ai nuk do të dalë në publik.
Në një video, grupi i haktivistëve thotë se veprimet e kandidatit republikan janë thellësisht shqetësuese.
“Fushata jote e urrejtjes ka shokuar jo vetëm Amerikën, por mbarë planeti është shokuar nga idetë dhe veprimet e tua të tmerrshme,” thuhet në mesazhin e tyre.
Hakerët u kanë bërë thirrje të gjithë personave të bashkohen me fushatën e tyre.