Vrasje mafioze apo një akt terrorist?

Kryeqyteti gjerman, Berlini, u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm.

Një makinë u hodh në erë në lëvizje e sipër, duke shtuar frikën se mund të bëhet fjalër për një akt terrorist.

Qytetarët u udhëzuan që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Megjithatë, dyshohet se shpërthimi në makinën VW Passat ka qenë një vrasje e tipit mafioz.

Sipas Bild, dyshohet se bëhet fjalë për një ekzekutim të krimit të organizuar.

Shoferi ka mbërritur në spital me plagë të rënda.

Ndërsa policia tentoi ta pyeste, ai humbi jetën.

5 1 2 3 4

Artikulli paraprakVideo: Breivik bën përshëndetjen naziste në gjykatë
Artikulli vijuesAnonymous i shpall luftë totale republikanit Donald Trump