Izraeli: Do vazhdojmë ndërtimet në Jeruzalem

Pavarësisht kritikave palestineze dhe të komunitetit ndërkombëtar, Izraeli insiston që të vazhdojë zgjerimin e projekteve të ndërtimit të kolonive në Jeruzalem.

Deklarata është bërë të martën nga kryeministri Benyamin Netanyahu, i cili ka ritheksuar se, Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit.

“Për këtë arsye, në do të vazhdojmë ta ndërtojmë atë. Riunifikimi i Izraelit është për ne një konsensus i gjerë kombëtar”, ka thënë kryeministri i shtetit hebre.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian do të monitorojë nga afër situatën e ekspansionit të kolonive dhe do të veprojë në bazë të situatës dhe rrethanave.

Deklarata është bërë nga Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, pas deklaratave të Izraelit për ndërtime të reja në Jeruzalemin lindor.

“Bashkimi Evropian rithekson se kolonitë janë ilegale sipas së drejtës ndërkombëtare dhe përbëjnë një pengesë për paqen”, ka deklaruar Koçijançiç.

Izraeli vazhdon të jetë i acaruar për faktin se muajin e kaluar, pasi dorëzoi kërkesën në OKB, Palestina siguroi me shumicë votash nga vendet anëtare statusin e vendit vëzhgues.

Kundër këtij statusi ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që aleati i tyre, Britania e Madhe, abstenoi ashtu sikurse bëri edhe Shqipëria./tch/kohaislame

Artikulli paraprakMeksikë: 17 të vrarë gjatë përpjekjes për ikje nga burgu
Artikulli vijuesNEC pretendon se Ultarbook-u LaVie X, është më i hollë në botë