Shtëpia Fokus Dimitriev-Parolin: “Nënë Tereza”, vlerë e përbashkët e Maqedonisë dhe Vatikanit

Dimitriev-Parolin: “Nënë Tereza”, vlerë e përbashkët e Maqedonisë dhe Vatikanit

Republika e Maqedonisë dhe Vatikani ndajnë vlera kutlturore dhe shpirtërore, të cilat paraqesin ura të fuqishme mes dy vendeve. Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera, por ka mundësui për avancimin e tyre në fushën e kulturës, shkencës dhe shëndetësisë, vlerësuan kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev dhe sekretari shtetëror në Vatikan, kardinali Pietro Parolin.

“Trashëgimia civilizuese e Nënës Terezë dhe vëllezërit e shenjtë Cirili e Metodi kanë krijuar lidhje të pandërprerja historike, për të cilat jemi obliguar se do t’i kultivojmë edhe në të ardhmen. E përshëndesim zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Fronit të shenjtë, relacione të cilat janë pasqyrë e mirëkupimit dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi Dimitriev. Kemi biseduar, shtoi ai, për bashkëpunimin e frytshëm në fushën e kulturës, shëndetësisë, shkencës, arsimit, duke ngritur nisma për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sferat e interesit të ndërsjellë. Kardinali Parolin dakordohet se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe vatikanit janë të shkëlqyera.

“Megjithatë, në takim kemi theksuar mundësinë për përmirësimin e atyre raporteve në pika të caktuara. Konkluduam se ndajmë vlera të përbashkëta mes të cilave promovimi i paqes, vlerat shpirtërore, bashkëjetesa, respekti i dallimeve… Të gjitha këto vlera janë që e sjellin përmirësimin e jetesës në një shoqëri”, tha Parolin. Në takim është bërë fjalë për perspektivat evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Mbështetja nga Vatikani çdo herë ka rëndësi të madhe për ne, apelojmë që ajo të vazhdojë me një intensitet edhe më të madh në periudhën që pason”, tha Dimitriev. Ai shtoi se janë këmbyer edhe mendime rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, para se gjithash për sfidat me të cilat ballafaqohemi me krizën e migrantëve dhe nevoja për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për atë problem. Sipas tij, për të ardhur deri në një zgjidhje humane dhe të qëndrueshme nevojitet dialog mes vendeve prej ku vijnë refugjatët, vendet transitore dhe vendet që janë destinacioni i fundit i këtyre njerëzve. Lidhur me mundësinë për vizitën eventuale të Papa Françeskut në Maqedoni, kardinali theksoi se ai tashmë i është dërguar ftesë nga ana e Qeverisë së Maqedonisë dhe nga Kisha Katolike. Megjithatë theksoi se vendimi për vizitë të Maqedonisë nuk është marrë dhe nuk mund të flitet për ndonjë datë.

Ai shtoi se këtë vit do të ndodhin shumë ngjarje të rëndësishme në Romë pasi është shpallur vit i mëshirës kështu që Papa tashmë ka anuluar shumë vizita për t’i përkushtuar kujdes këtyre aktiviteteve. Kjo është hera e parë që Maqedonia të jetë nikoqire e një personazhi me dinjitet të lartë të Kishës Rimokatolike. Vitin e kaluar është rritur dinamika e vizitave bilaterale dhe takimeve të cilat Dimitriev i vlerësoi si fakt për miqësi dhe afërsi mes dy vendeve dhe shfaqi shpesë se ato do të rrumbullakësohen me vizitën e Papës.

 

Artikulli paraprakFshati i të verbërve në Peru (VIDEO)
Artikulli vijuesE vërteta e çajit detoks, ja receta më e mirë