Fshati i të verbërve në Peru (VIDEO)

Paran është një fshat që gjendet katër orë larg nga kryeqyteti i Perusë, Lima, dhe është i rrethuar me një terren malor. Fshati ka 360 banorë, por ajo që e bënë këtë vendbanim të jashtëzakonshëm është numri i madh i atyre që vuajnë nga verbëria e trashëguar.

Në këtë fshat me 360 banorë janë rreth 60 njerëz që vuajnë nga sëmundja “Retinitis Pigmentosa”, një sëmundje që nënkupton humbjen e të pamurit nga jashtë brenda, që njihet ndryshe si “fenomeni i tunelit”.

Sëmundja nuk ka shërim dhe manifestohet në moshën shtatëvjeçare ndërsa ata të cilë vuajnë nga sëmundja gjatë ditës shohin me veshtirësi, ndërsa gjatë natës pothuajse asgjë.

Në Paran pesë gjenerata vuajnë nga “Retinitis Pigmentosa”, fshat ky i themeluar nga shtatë familje të cilat e bartnin në vete këtë sëmundje.

Artikulli paraprakIdomeni, përdhunoi 7-vjeçarën, refugjatët tentojnë ta varin pedofilin (FOTO)
Artikulli vijuesDimitriev-Parolin: “Nënë Tereza”, vlerë e përbashkët e Maqedonisë dhe Vatikanit