“Lufta jonë do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri deri kur të shterohet tërësisht terrorizmi. Hetimi në lidhje me ngjarjen po vazhdon me një kujdes të madh në të gjitha drejtimet”
STAMBOLL (AA) – Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, duke vënë theksin se sulmi në Beyoğlu ka patur në objektiv drejtpërdrejtë njeriun tha se: “Në emër të vendit, popullit dhe qeverisë sime mallkoj këto kriminelë që kanë kryer këtë sulm të urryer duke vendosur në objektiv të drejtpërdrejtë pa dallim njerëzit. Gjithashtu mallkoj edhe të gjitha qëndrimet tradhtare që nxisin dhe mbështesin këto kriminelë në një veprim të tillë jashtë njerëzorë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu në mesazhin e tij ngushëllues të publikuar u shpreh se: Për arsye të kësaj ngjarjeje të dhimbshme të gjithë si popull ndodhemi në një dhimbje të thellë. Përcjell ngushëllimet e mia për personat që kanë humbur jetën, dhe iu uroj shërim të shpejtë të plagosurve”.
– Lufta jonë do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri”-
Davutoğlu ka pohuar më tej se: “Me anë të kësaj ngjarjeje vërejtëm edhe njëherë se objektivi i terrorizmit është i gjithë njerëzimi. Mesazhet e ardhura nga të katër anët e botës tregonjë se njerëzit e të gjithë botës janë solidarizuar me këtë dhimbje dhe se ka nisur në të gjithë botën të vërehet fytyra e vërtetë e terrorizmit. Në mesin e viktimave të këtij sulmi ka qytetarë nga disa vende. Ne si Turqi kemi patur një qëndrim të qartë kundër terrorizmit dhe gjithmonë e kemi shprehur se terrorizmi nuk ka fe, gjuhë, racë dhe ai duhet të mallkohet pavarësisht se nga kush vjen. Kjo ngjarje e dhimbshme ka treguar edhe njëherë se sa i drejtë ka qenë qëndrimi ynë”.