Jakupi: Me haxhinjtë ndodhemi në Arafat

Dita e Arafatit është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe, një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Kjo dite behet akoma me e vecant per pelegrinet qe ndodhen ne Arabine Saudite per te kryer kushtin e peste te Islamit, Haxhin.

“Sot haxhinjtë anembanë botës janë të tubuar në Arafat që ta kryejnë kushtin e haxh-xhit qëndrimi në Arafat. Elhamdulillah të gjithë haxhinjtë e Maqedonisë janë në gjendje tē mirë dhe pas disa orëve nisen për në Muzdelife. Duatë tona janë me ju”, deklaroi per Zhurnal, Irsal Jakupi sekretar gjeneral ne BFI, njeherit edhe koordinator i organizimeve nga Maqedonia per ne Haxh.

Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve.

Profeti Muhammed (a.s) ka thënë: “Haxhi është Arafat.”Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat[3] përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.

All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë:

“Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.

Në një rast tjetër ai thotë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit.”

Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.

Muhammedi thotë: “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.”

Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:

“Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”

Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë: “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit ) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.

Artikulli paraprakBurrëria strugane, ja si falet gjaku i djalit në Xhami !
Artikulli vijuesMesazhi i H. Sulejman Rexhepit për Kurban Bajram