Stoltenberg dënon sulmin terrorist në Stamboll

“Terrorizmi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet legjitimim. Të gjithë aleatët e NATO-s sëbashku qëndrojnë në anën e Turqisë dhe në luftën kundër të çdo lloji të terrorizmit”

 

BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në bulevardin “İstiklal” në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në lidhje me këtë sulmi terrorist, ka publikuar një deklaratë me shkrim. Ai duke vënë në dukje se ky është një tjetër sulm terrorist që ka patur në objektiv civilët e pafajshëm dhe aleatin e NATO-s Turqinë, ka theksuar se ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me popullin turk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se: “Terrorizmi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet legjitimim. Të gjithë aleatët e NATO-s sëbashku qëndrojnë në anën e Turqisë dhe në luftën kundër të çdo lloji të terrorizmit”.

 

Artikulli paraprakDavutoglu: Do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër terrorizimit
Artikulli vijuesÇavushoglu: Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri