Legjenda për kroasanin dhe Perandoria Osmane

A e keni ditur se pse kroasanat kanë një formë të lakuar?

Kroasan vjen nga fjala franceze dhe ajo tregon gjysmëhënën. Legjenda thotë se emri i kësaj buke na kthen neve në kohën e Perandorisë Osmane, gjegjësisht në betejën e madhe të Vjenës. Njihet historikisht se rrethimi i Vjenës ka zgjatur shumë dhe Osmanët duke u munduar ta thyejnë murin mbrojtës të qytetit gërmuan tunele në mure.

Një natë kur gërmimi ishte ka fundi ndodhi që bukëpjekësi i qytetit të vonohet me përgatitjen e bukës para agimit. Dëgjoi se nën tokë po vijnë disa zëra dhe shkoi tek kryetari i qytetit për t’i treguar informatat e rëndësishme. Mbrojtësit e Vjenës e kuptuan se Osmanët përpiqen të hyjnë në qytet.

Ata u përgatitën një pritë dhe u shkaktuan humbje të madhe osmanëve. Për shkak të kësaj ngjarje banorët e Vjenës bëjnë një ceremoni duke e nderuar bukëpjekësin i cili zbuloi planin e ushtrisë osmane. Banorët e Vjenës morën leje nga kryetari i qytetit të bëjnë një bukë në formë të gjysmëhënës, ndërsa ajo bukë simbolizon Perandorinë Osmane.

Bukëpjekësi që e bëri këtë bukë dëshiroi që austriakët t’i përkujtojë në humbjen e Perandorisë osmane. Kështu që, kjo bukë e morri emrin Kroasan dhe nga ajo ditë prodhimi i saj u përhap në të gjithë Evropën, duke i përkujtuar evropianët për humbjen e osmanëve.

Ky tregim gjendet në librat e shkollës fillore.

(Islampress)

Artikulli paraprakShenjë e Kijametit: Lumenjtë Tigër dhe Eufrat kanë filluar të thahen
Artikulli vijuesHumanizmi i një sulltani osman, Irlanda si shembull