Putin i kërkoi falje Erdoganit

Sergei Lavrov tha se personalisht Vladimir Putin e ka telefonuar homologun e tij turk, kur Rusia filloi fushatën ajrore kundër ISIS-it.

Presidenti rus paraprakisht i kërkoi falje Turqisë në rast se aeroplanët rusë, duke marrë pjesë në sulmet ajrore mbi caqet e isis, aksidentalisht shkelin hapësirën ajrore të Turqisë, deklaroi Sergei Lavrov, në një intervistë me gazetarët italianë

“Përse Turqia po bombardon kurdët, aleatët amerikanë në rajon”, pyeti ai.

“Moska prej kohësh ka pasur njohuri se xhihadistët e ISIS-it po e përdorin territorin turk për trajnim dhe për kryerjen e një sërë operacionesh, duke përfshirë ato në Kaukazin e Veriut, por nuk jemi prononcuar publikisht, sepse kemi besuar se Ankaraja zyrtare nuk qëndronte pas kësaj”, tha Lavrov.

Artikulli paraprakBritanikët, peticion për ta ndaluar hyrjen e Donald Trump në ishull
Artikulli vijuesHorror në Itali, shqiptari katolik e pret në fyt gruan në sy të fëmijëve