Propozimi për vazhdimin gjendjes së krizës në vend deri më 31 dhjetor përplasi partnerët e koalicionit në Komisionin për Mbrojtje. Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi tha se vazhdimi i kësaj gjendje nuk është paraparë në Ligjin për Menaxhim me Krizat dhe që ka mjaftueshëm kohë që të shihet se si do të funksionojë marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë.
“Kundër jemi për faktin që procedurat ligjore nuk e mundësojnë një ndërhyrje të këtij lloji në vazhdim ose që të mundëson vazhdimin e gjendjes së krizës nga ana e parlamentit. Gjendja e migrantëve nuk ka të bëjë me aspektin e drejtë të sigurisë edhe pse mund të ketë efekte në aspekt sigurie. Qasja fillestare dhe primare për tejkalimin e krizës me migrantët është aspekti humanitar”, deklaroi Talat Xhaferi, BDI.
Vllatko Gjorçev i VMRO-së dhe vetë Ministri i Mbrojtjes Jolevski thonë se gjendja e sigurisë në Maqedoni edhe më tej mbetet e brishtë.
“Gjatë vitit 2015 dhe 2016 kemi krizën më të madhe në Evropë që nga lufta e dytë botërore e këndej. Disa nga sulmuesit në Paris që vranë 130 civilë në një sallë koncertesh, në rrugë, kanë kaluar nëpër Maqedoni, përmes Gjevgjelisë, Demirkapisë, kaluan nëpër Negotinë dhe Kavadarë, përmes Velesit, më pas nëpër Shkup dhe Kumanovë”, tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE, shkruan alsat.
“Në bazë të raportit të dorëzuar deri tek Qendra për Menaxhim me Krizat kemi ardhur në përfundim si Ministri se gjendja e krizës të vazhdohet deri më datë 31 dhjetor të këtij viti”, tha Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.
Jolevski informoi deputetët se presidenti ka miratuar vendim sa u takon kompetencave të ARM-së gjatë gjendjes së krizës.
https://www.youtube.com/watch?v=mi4W64fIC-4