Shqiptaret e Zvicres me iniciativë të Xhamisë dhurojne gjak per Spitalin kantonal te Aargaus

Sot më datë 20.02.2016 në Spitalin Kantonal të Aargaus në qytetin Aarau u realizua aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut nga bashkëvendasit tanë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Presheves, të gjithë këta anëtarë të Xhamisë së Bardhë në Aarburg të Zvicëres.

Pjesmarrja ishte e kënaqshme mbi 20 aktivistë, krahas kësaj kishte edhe të tillë që për arsye të kritereve strikte nga spitali ju pamundësua që të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.
Duhet theksuar që ky aktivitet zhvillohet në mënyrë tradicionale çdo vit nga Xhamia e Bardhë Aarburg, me çrast donatorët janë tejet të lumtur dhe institstojnë që ky aktivitet edhe më tepër të zgjerohet.
Dhurimi i gjakut bëhet për nevojat e Spitalit Kantonal të Aargaus, por duhet theksuar që ka raste kur aktivitstët tanë me ftesë të spitalit dhurojnë gjakë deri në tre herë brenda vitit.
Që ky aktivitet të ketë vazhdimësi, pos vetëdijës së lartë të donatorëve dhe zemërgjerësisë së tyre, pozitivisht ka ndikuar edhe mobilizimi i imamit te xhamise, Nehat Ismailit, dr.Mentor Bilallit si dhe dr.Shaip Kadriu të cilët janë të punësuar në këtë spital.
„ Ti ke zemer, dhuro nje pikë gjak“ kjo moto e ketij viti, do të vazhdoj edhe shumë vite të tjera, duke dëshmuar humanizmin e kombit shqiptarë me vepra konkrete në panoramën më të bukur të Europës siç është Zvicra.
Kryesia e Xhamisë së Bardhë falenderon publikisht të gjithë pjesmarrësit në këtë akt human duke e lutur Zotin e plotfuqishëm që ti shpërblejë me mirësitë e Tij.
Artikulli paraprakQato “Turqit e këqinjë” shpëtojnë vendbanimet shqiptare! – Donacion nga BURSA për Komunën e Çairit
Artikulli vijuesDhjetë vendet më të varfra në Evropë, ja ku klasifikohen Shqiptarët