Idomeni, emigrantet në grevë urie, tërhiqen organizatat humanitare

Vijojnë tensionet në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, aty ku emigrantët vazhdojnë protestat kundër mbylljes së kufirit.

Refugjatët fjetën në shinat e trenit në shenjë proteste dhe po ashtu bllokuan një kamion që po transportonte ushqim për në kamp. Ata kërkojnë që kufiri të hapet dhe të vijojnë udhëtimin e tyre për në vendet e Evropës perëndimore.

Refugjatët thanë gjatë protestës se nuk do të lejojnë ushqim dhe ujë të hyjë në kamp deri sa kufiri të hapet përcjell rtvm2.

Organizatat humanitare që po operojnë në kamp deklaruan se për momentin do ta ndërpresin punën, pasi situata është shumë e tensionuar dhe nuk mund të garantohet siguria e stafit të tyre. Gjatë mëngjesit emigrantët nuk i lejuan punonjësit e këtyre organizatave të shpërndanin ushqim.

Artikulli paraprakGjendja e refugjatëve, përplasje VMRO-BDI (Video)
Artikulli vijuesTensione midis BESËS dhe BDI’së! (VIDEO)