Pronari i një veture “Subaru Impreza” në Britaninë e Madhe ka nxjerrë një njoftim të çuditshëm në rrjet, por është përballur me një sërë sharjesh dhe ironi nga përdoruesit.
Ai kishte postuar foton e veturës së tij dhe bashkëngjitur numrin e telefonit.
Por kishte një detaj të pakëndshëm.
Ai shkruante që “Myslimanët të mos telefonojnë pasi nuk ua shes makinën”.
Kaq ka mjaftuar që në adresë të tij të vijnë komente nga më të ndryshmit.