Mijëra pjesëmarrës në varrimin e tre studentëve myslimanë

Tre studentë të rinjë myslimanë, të cilët janë vrarë gjatë javës në Karolinën e Veriut, janë varrosur me pjesëmarrjen e mijëra personave.

Deah Shaddy Barakat, 23 vjeçar, gruaja e tij, Yusor Mohammad Abu-Salha, 21 vjeçare dhe motra e saj, Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeçare, që të tretë studentë, janë vrarë më 10 shkurt.

Autoritetet thanë se të tretë janë vrarë nga një fqinj i tyre, 46 vjeçari Craig Stephen Hicks.

Vrasjet i ka kryer nga urrejtja fetare për shkak se të tri viktimat janë myslimanë.

Hicks, në rrjetin social Facebook, e ka portretizuar vetën si një ateist ndërsa e ka kritikuar myslimanizimit dhe besimet tjera.

Familjarët besojnë se krimi ishte i motivuar nga urrejtja dhe kërkojnë që në këtë mënyrë të trajtohet rasti.

Artikulli paraprakPushtetarë dhe qeveritarë të vendit tim
Artikulli vijuesOpozita siriane kërkesë drejtuar perëndimit, për reagim të menjëhershëm