Të paktën 38 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur është bilanci i raportuar nga një shpërthim jashtë një parku publik në lindje të qytetit pakistanez, Lahore ka ndodhur këtë të diel, raporton reuters duke theksuar se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Sipas zyrtarëve pakistanez shpërthimi i sotëm mund të jetë një sulm terrorist.
Mediat lokale kanë raportuar se autoritetet kanë evakuuar njerëzit jashtë parkut, e cila ishte mbushur me njerëz.
Pakistani prej kohësh vuan prej sulmeve kamikaze të talebanëve, bandat kriminale dhe të dhunës sektare në vitet e fundit.