Analisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me tentimet që po bëhet për të amnistuar protagonistët e përfshirë në incizimin e paraqitur në opinion, ku dëgjohet bisedë mes dy funksionarëve të lartë partiakë. Në një deklaratë për “Lajm”, Mehmeti thotë se nuk mund të akuzohen si të prapambetur ata që kritikojnë amoralitetin politik, sepse në të kundërtën do të ndihmojnë në ngritjen e një modeli negativ, që nesër pasnesër mund të kopjohet edhe nga fëmijët e tyre.
“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!”, thotë Mehmeti.
You Might also Like
Shkurtesat në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980
Në këtë shkrim kemi përfshirë të gjitha shkurtesat që janë përdorur në Fjalorin e gjuhës…
By
Redaksia
5 Min Read
Mbahen në paraburgim 5 persona për sulmin ndaj redaksive të “Yeni Şafak” dhe “Yeni Akit”
Ekipet për luftën kundër terrorizmit në Stamboll, më 1 mars arrestuan 11 persona nën dyshimin…
By
Redaksia
1 Min Read
Hammond: Rusia ti kthejë Krimenë Ukrainës
Hammond duke rikujtuar se Presidenti rus, Vladimir Putin ka lejuar aneksimin e Krimesë me anë…
By
Redaksia
1 Min Read
Mark Zuckerberg tregon se pse ai vesh të njëjtën bluzë çdo ditë
Mark Zuckerberg është një njeri i cili njihet se nuk i kushton shumë rëndësi veshjes…
By
Redaksia
1 Min Read
Si pasojë e motit në SHBA 6 viktima
Koha me borë në SHBA ka shkaktuar 6 viktima, duke përfshirë edhe një fëmijë 2 vjeç.…
By
Redaksia
1 Min Read
Ky është heroi më i ri i Kosovës, që me fjalimin e tij çmontoi pretendimet serbe për mos pranimin e Kosovës në UEFA
Alasdair Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së, është njeriu, i cili me fjalimin e tij arsyetoi…
By
Redaksia
1 Min Read
