Nënkryetari i BESËS thumbon BDI’në: Hajduti Qimen e ndërron, por vjedhjen nuk e harron

Nënkryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi ka thumbuar Bashkimin Demokratik për Integrim që para pak kohësh ka zbuluar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë teknike të Maqedonisë.
Ibrahimi në rrjetin e tij social ka shkruar: Hajduti Qimen e ndërron, por vjedhjen nuk e harron.
Përndryshe, ky veprim i BDI’së e cila në të gjitha sondazhet e realizuara ka pësuar rënie te ndjeshme, nga opinionistë të ndryshëm konsiderohet si një taktikë e vonuar. “Ahmeti i vjetër me një ekip të ri”, shkruan profesori Sefer Tahiri, ndërsa diplomati Arsim Zekolli ka thënë se fytyrat e reja politike në opozitën shqiptare në Shkup, e kanë detyruar kreun e BDI-së Ali Ahmetin që të delegojë pionë të rinj në kabinete.
Mirëpo, ende pa kaluar 24 orë kanë filluar pakënaqësitë brendapartiake në BDI. Raportohet se dega e Strugës të BDI-së nuk do të pranojë Faton Pollozhanin si nominim të Strugës për postin e zv/ministrit të transportit dhe njëherësh të njëjtin do e kundërshtoj, bën të ditur portali lokal Strugalajm, duke u thirrur në degën e BDI-së në Strugë. Këtë qëndrim siç thuhet e konfirmon edhe kryetari i degës Ramiz Merko i cili ka thënë se kjo kandidaturë është pritur me kundërshti në strukturat e partisë.
Përndryshe, ndaj këtyre zhvillimeve të heshtur deri më tani kanë qëndruar dy ministrat e përhershëm – siç njihen në opinion, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi, të dy këta protagonistë të një numri të konsiderueshëm aferash nga më të ndryshme, prej atyre korruptive, e deri tek ato amorale.

Artikulli paraprakDHJETËRA TË VDEKUR NGA SHIRAT E RRËMBYESHËM NË PAKISTAN
Artikulli vijuesMediat: BDI s’mund të shkel me këmbë, Lëvizja BESA pritet masovikisht në Lagjen e Trimave (FOTO)