Shumë portale që e mbajnë veten për laike duke mos postuar shumë lajme që vijnë nga sferat e besimit, e konkretisht nga myslimanët, kohëve të fundit në numër të madh i kanë lajmet që fokus është Islami dhe myslimanët.
Është e çuditshme, se si ato portale apo media, që deri dje na torturuan me pamje të të pasmeve të shumë femrave e modeleve, sot na ofrojnë pamje dhe veprime të myslimanëve të mirë!
Media në parim është për të shërbyer publikut, duke e informuar drejt. E kur kjo nuk bëhet, atëherë media shndërrohet në diçka që sjell përfitime dhe shihet si një biznes, e për të mbijetuar bëjmë çfarë do na vie në këmbë.
Të ishin parimor, të informonin drejt si për mirë e si për keq, nuk do të kishim dhënien e hapësirës së njerëzve që në parim nuk kanë asnjë vlerë dhe janë të pa shëndosha për popullin tonë. E më e rënda janë degjeneruese, pa kurrë fare etike.
E kuptoj se rënia e klikimeve që sjell “zona rozë” është e rëndë, mirëpo më e rënda është kur për pazare klikimesh e fitimesh të prekin ndjenjat fetare të ndonjë vendi e populli.
Ky shkrim i yni nuk ka problem me lajmet që ju i bëni për myslimanët dhe Islamin e me asnjë fe tjetër, por qëllimi është të jeni parimor. Kujdes kur edukoni lexues e përcjellës, mos i rritni me ShowBiz e gënjeshtra, ngase ato herët apo vonë do të iu dekonspirojnë juve. Dhe po ashtu të keni kujdes me prekjen e sferave fetare, se ato janë ndjenja të fuqishme. /KOHAISLAME
You Might also Like
Edi Rama i shpallë luftë ISIS-it mirpo të nesërmën ndodhë vrasje e trefishtë në Vlorë
Burgim te perjetshem kerkoi prokuroria e Vlores per te dyshuarin e tre vrasjeve ne Çole…
By
1 Min Read
Disa fjalë për vëllezërit turq dhe Arbana Xharrën
Shkruan: Fadil Pushkolli Kosovarët derisa iknin nga lufta, (e ne që luftuam jam veteran…
By
10 Min Read
Një pishpirik (islamofob)!
B. GASHI Një pishpirik gjallesë me emrin Dardan, me ja be një psikoanalizë del që ka…
By
3 Min Read
Turqi, arrestohen 12 akademikë
Agjenica Anadolu ka njoftuar se dymbëdhjetë të arrestuarit janë mësimdhënës në Universitetin Kocaeli, që gjendet…
By
1 Min Read
Pusho në paqe, bir i dashur, i heshturi Alan..!
Ditën e djeshme, rrjetet sociale u kthyen në një pikë loti, që përkthen një dhembje…
By
6 Min Read
“Myslimanët po kërcënojnë rrënjët e krishtera të Europës”
Kryeministri i Hungarisë tha se vendi i tij po tejmbushet me refugjatë, të cilët po…
By
1 Min Read
