Grupi Podesta, një kompani lobuese e kontraktuar nga qeveria Thaçi në 2012, është lidhur me kompani të implikuara në Panama Papers.
Grupi Podesta, një kompani lobuese që është kontraktuar nga Qeveria e Kosovës në 2012, është implikuar në Panama Papers të publikuara nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ).
Grupi Podesta, një nga kompanitë lobuese më të mëdha në Washington D.C. udhëhiqet nga Tony Podesta, vëllai i John Podesta, menaxheri i fushatës së Hillary Clinton dhe ish-shefi i stafit i Bill Clinton.
Më 30 mars 2012, Prishtina Insight kishte raportuar që qeveria e Hashim Thaçit kishte nënshkruar një kontratë me Grupin Podesta me një vlerë prej 50,000 dollarësh në muaj.
Sipas marrëveshjes, Grupi Podesta supozohej të, “hulumtonte dhe analizonte problemet shqetësuese të Kosovës”.
Grupi Podesta supozohej të ofronte këshillim për Ministrinë për Zhvillim Ekonomik e udhëhequr nga Besim Beqaj.
Sipas Washington Free Beacon, Grupi Podesta ka ofruar shërbimet e saj Russian Sberbank dhe anëtarit të saj Troika Dialogue, një kompani e bazuar në Ishujt Cayman. Beacon raporton që Tony Podesta ishte menaxheri i Sberbank.
Sipas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Troika Dialog është direkt e lidhur me rrjetin që ka derdhur para te Presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas dokumenteve të publikuara nga kompania ligjore me bazë në Panama, Mossack Fonsecka, Troika Dialog është e lidhur me kumbarën e vajzës së presidentit rus, Sergei Roldugin.
Hashim Thaçi, ish-kryeministri dhe presidenti i tanishëm i Kosovës, u takua me John Podestën në prill 2012 në një takim jozyrtar me ish-sekretaren e Shtetit Madeleine Albright.
Në atë kohë, kompania e Albright, Albright Capital Management u interesua të blejë 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), që tashmë ka aksione të IPKO, një tjetër operator në vend, duke ngritur dyshime për monopol siç ka raportuar Prishtina Insight në gusht 2012.
Panama Papers janë dokumente të marra nga një ofrues shërbimesh offshore me bazë në Panama të quajtur Mossack Fonseca.
Dokumentet u pranuan nga një gazetë gjermane Süddeutsche Zeitung dhe u publikuan nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) bashkë me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
You Might also Like
Murat Jashari: Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës
Historia e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, rezistenca dhe sakrifica e saj, liria e…
By
2 Min Read
SHBA dhe Japonia me sistemin më të madh për thithje të dioksid karbonit
Në këtë stad të funksionimit, Petra Nova mund të thith mbi 5.000 ton CO2 në…
By
1 Min Read
Ish-ministri i Jashtëm Izraelit para gjyqit
Në Izrael ka filluar gjykimi i ish-shefit të diplomacisë izraelite, Avigdor Lieberman, shefit të partisë…
By
1 Min Read
Merkel:Nuk më intereson për marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të premten se nuk është e shqetësuar për marrëveshjen midis…
By
1 Min Read
SHBA-ERDOAN, LIDERI MË POPULLOR NË VENDET MYSLIMANE
Një sondazh publik, realizuar nga një qendër studimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në…
By
1 Min Read
Nëndetësja bërthamore amerikane përplaset me një anije të paidentifikuar në Gjirin Arabik
Komanda e Flotës së pestë konfirmon se anija e paidentifikuar nuk ka pësuar dëmtime. Përplaset…
By
1 Min Read
