SHBA dhe Japonia me sistemin më të madh për thithje të dioksid karbonit

Në këtë stad të funksionimit, Petra Nova mund të thith mbi 5.000 ton CO2 në ditë, që është ekuivalente me heqjen nga trafiku të mbi 350.000 veturave, sqaron kompania

Kompania energjetike amerikane NRG Energy dhe korporata japoneze për eksploarim të naftës dhe gazit JX Nippon kanë përfunduar ndërtimin e sistemit më të madh në botë për post-djegie.

Siç njoftoi të martën kompania amerikane NRG testi final i performancës të objektit Petra Nova në Houston të Teksasit është kompletuar me sukses më 29 dhjetor 2016.

“Gjatë performancës së testimit, sistemi ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme përfshirë thithjen të mbi 90 përqind të dioksid karbonit (CO2)”, thuhet në njoftimin e kompanisë./kumti.com

Artikulli paraprakPentagoni: DEASH i ka ditët e numëruara në Mosul
Artikulli vijuesFIFA: Në Kupën e Botës 2026 marrin pjesë 48 ekipe