Hilmi Mehmeti në krye të Inspektoratit të Policisë së Kosovës!

Ministria e Punëve të Brendshme ka përzgjedhur, Hilmi Mehmetin, kandidatin më të suksesshëm për pozitën e Kryeinspektorit të Policisë e Kosovës.

“Zeri.info” mëson se përqindja e pikëve që i ka fituar pasardhësi i Fitim Shishanit ka qenë 88.2%.

Në rast se kandidatët e tjerë nuk bëjnë ndonjë ankesë në Komisioni Disiplinorë për pozita të nivelit drejtues, Mehmeti, i cili aktualisht është nënkolonel në Policinë e Kosovës, detyrën e të parit të IPK-së pritet ta merë pas 30 ditësh.

Image

Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese: Presidenti nuk do të zgjidhet nga populli
Artikulli vijuesJaponia goditet nga një termet i fuqishëm