Gjykata Kushtetuese: Presidenti nuk do të zgjidhet nga populli

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli që presidenti i vendit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejt të qytetarëve.

Pacolli i cili ishte zgjedhur vet president dhe më pas rrëzuar nga vet Gjykata Kushtetuese e kishte bërë këtë kërkesë para pak muajsh duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të interpretojë rezolutën e Kuvendit, e cila është miratuar në vitin 2011 pas marrëveshjes politike mes kreut të PDK-së, Hashim Thaçi; atij të LDK-së, Isa Mustafa; si dhe vet kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, e cila parashikonte që zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Kosovës të bëhej nga qytetarët, e jo nga Kuvendi, raporton “zeri.info”.

Sipas lëndës, Pacolli kishte kërkuar nga Kushtetuesja, që të vërtetojë shkeljet e lirive dhe të drejtave të parashtruesit, si dhe të detyrojë Kuvendin të zbatojë rezolutën, duke zbatuar procedurën e mëtejshme të votimit të amendamenteve kushtetuese, të propozuara për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, pa e paragjykuar rezultatin e votimit dhe duke respektuar mandatin e lirë të deputetëve e parimet e tjera kushtetuese.

Pocolli pretendonte se shkelja e Kushtetutës është bërë në vazhdimësi prej vitit 2011, pasi – sipas lëndës së tij, – Kuvendi ka qenë i detyruar me rezolutë, që t’i hedhë në votim amendamentet kushtetuese, që parashikonin formën e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët. Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Pacolli kishte cituar rezolutën e miratuar nga Kuvendi më 7 prill 2011, e cila parashikonte që zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë të mbaheshin jo më vonë se 6 muaj nga data, në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative do të hynin në fuqi

Artikulli paraprak1400 euro është paga mesatare në AKP
Artikulli vijuesHilmi Mehmeti në krye të Inspektoratit të Policisë së Kosovës!