Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhet para një bashkimi forcash i cili do t’i bëjë bashkë në një koalicion parazgjedhor, ku me një listë të përbashkët zgjedhore do të presin shpalljen e zgjedhjeve.
Burime të informacionit thonë se të hënën (nesër), rreth orës 15-16 në selinë e Nismës për Kosovën dy liderët e partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Sipas këtij drafti, koalicioni mbetet i hapur edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.
“Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike”, thuhet nder tjerash në draft.
Ua sjellim një pjesë të draftit të marrëveshjes:
Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. /kohaislame
You Might also Like
Kanuni?! – Gjermania e tmerruar nga trajtimi i grave shqiptare në Shqipëri
Një vend i sigurt i origjinës, për secilin nuk mund të jetë i sigurt. Për…
By
2 Min Read
Shpresoj që një ditë Irani dhe Pakistani të sigurojnë nevojat e njëri tjetrit
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinezhad shprehu dëshirë që bashkëpunimi mes Iranit dhe Pakistanit të shkojë në…
By
1 Min Read
Universitetet gjermane mbyllin dhomat e lutjes për shkak të muslimanëve
Shumë universitete në Gjermani janë duke i mbyllur dhomat për lutje, sepse në to muslimanët…
By
2 Min Read
Donald Trump dhe Vladimir Putin shkëmbejnë lavdata mes vete
Kandidati rebublikan per president te SHBA-ve, Donald Trump, me sa duket e ka gjetur nje…
By
1 Min Read
Finalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, nëpërmjet traktatit!
Ideja për nënshkrimin e një traktati paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të diskutohet në…
By
3 Min Read
Erdoan: Shkollat e Gulen-it jashtë vendit do të zëvendësohen
Ministria e Arsimit e Turqisë është duke punuar rreth një programi për të zëvendësuar shkollat…
By
2 Min Read
