Kanuni?! – Gjermania e tmerruar nga trajtimi i grave shqiptare në Shqipëri

Një vend i sigurt i origjinës, për secilin nuk mund të jetë i sigurt. Për shumicën e grave shqiptare, kjo është një tallje absolute. Në shoqëritë patriarkale, ato janë të kërcënuara dhe të nënshtruara nga dhuna. Për ato, azili mund të njihet vetëm po që se kanë fat që në vendet e tyre të origjinës të shpërthejë luftë. Në Shqipëri ekziston Kanuni, një lloj drejtësie me vetëgjykim, gjakmarrje dhe martesë të detyrueshme. Për këtë shkak, në vendet europiane fqinje, Shqipëria nuk i përket më vendeve të sigurta të origjinës, shkruan „Neue Westfälische“, transmeton „Shtegu.com“.

Një rrëfim i një gruaje shqiptare e cila kishte rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me lot në sy dhe me një fëmijë të vogël në prehër, i kishte tmerruar gjermanët. Si është e mundur që një nëpunës gjerman, i cili e njehë mirë historinë rrëqethëse të kësaj pjese të Shqipërisë, të merrë masa për të dëbuar këtë grua nga Gjermania, në vend se asaj ti vihen në dispozicion të gjitha mjetet për tu pajisur me një lejeqëndrim legal?!

Nuk është e thënë që çdo kërkesë e refuzuar për njohjen e azilit duhet edhe të zbatohet. Një rast të tillë nuk duhet injoruar dhe shteti gjerman, në këto raste duhet të reagojë me seriozitet më të madh.

Artikulli paraprakGjyqi Tahiri-Paloka, më 26 tetor jepet vendimi
Artikulli vijuesImami-politikan nga Kavaja, replikë me “kuqeziun” Kreshnik Spahiu për sirianët