UDHËTIMI I GJATË DREJT ISLAMIT
Michael David Shapiro
Kërkimi
Unë me kombësi jam çifut rus. Kërkimi im filloi kur isha 19 vjeçar. Isha duke e rimarrë veten nga kufizimet e shkaktuara prej Sajentologjisë (po, truri im ishte honepsur nga ajo). Besimi im në Zotin ishte i paqartë. Synimet në jetën time ishin që unë të bëhesha yll roku. Unë isha duke jetuar në banesën time në Pasadena dhe punoja si sekretar. Qesharake, e di. Një natë isha duke shkuar në kuzhinë dhe u takova me shokun tim zeshkan. Më kujtohet që e pyeta: “A mund ta mbaj këtë vodka në frigorifer sonte?”.
Ne u përshëndetëm dhe shkuam të flinim. Pas kësaj jeta ime ndryshoi në mënyrë drastike. Ky shoku zeshkan (i cili ishte mysliman përndryshe), ishte muslimani i parë që kisha takuar. Me shume kuriozitet bisedova me të për besimin e tij. Çka është kjo puna e faljes 5 herë në ditë? Dhe për luftën e shenjtë? Kush është Muhamedi? Bisedimet tona ishin të vëzhguara nga bashkëbanuesi ynë i krishterë, Wade. Së bashku, ne krijuam “Seancën dialoguese, çifuti, i krishteri dhe muslimani.” Në të zbuluam shumë dallime dhe shumë ngjashmëri. Interesat e mija kishin ndërruar atëherë nga seksi, droga dhe ahengjet, në kërkim masiv për të vërtetën. Një kërkim që unë duhej ta kompletoja. Kërkimi për Zotin dhe kërkimi se si ta besoj Atë.
Judaizmi
Në kërkimin tim për të vërteten, unë e pyeta vetveten: “Mirë, le të fillojmë thjeshtë, sa zotëra mendoj se janë? Unë e përfytyrova vetëm Një, duke e ditur se Zoti i ndarë është më i dobët sesa një Zot i vetëm, duke parafytyruar se nëse një zot nuk pajtohet me të tjerët, aty do të kishte diskutime dhe grindje. Zgjedhja ime ishte një Zot. Njëherë e pranova mundësinë e ekzistimit të një Zoti, i analizova së bashku të dyja, besimet monoteiste dhe politeiste. Kjo gjë më drejtoi më vonë te citati se “Çdo dizajn ka një dizajnues”. Me atë mendim e kuptova me siguri të plotë se Zoti ekziston. Nuk mund t’a shpjegojë pse, vetëm se e ndjeva disi. Ky eksitim i ri i gjetur ishte i shoqëruar me ndjenjën e përgjegjësisë për t’iu bindur Krijuesit. Kufiri im i ardhshëm ishte religjioni.
Atëherë e pyeta vetën: “Ku t’ia fillojë?” Në kuptimin e plotë të fjalës ekzistojnë me mijëra. Më duhej një mënyrë t’i kufizoj në vetëm disa prej tyre. Si ta përfundoj një punë të tillë? Më erdhi në kokë “Gjej ato që janë monoteiste”. Kjo edhe kishte kuptim, pasi që unë besoj në Një Zot. Mirë, atëherë. Kjo përjashtoi Budizmin dhe Hinduizmin, që të dyja besime politeiste. Religjionet kryesore që kisha ndeshur e që ishin nën titullin e Monoteizmit ishin Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. Pasi që jam edhe çifut, fillova me judaizmin. Një Zot, disa profet, 10 urdhëra, Tora (Tevrati), shpirtrat çifut … uh, çka “shpirtrat çifut”? Gjersa isha duke bërë kërkimin kjo ide më tërhoqi vëmendjen. Tregimi është: “nëse një person lind çifut, atëherë ata kanë shpirt çifut dhe ata duhet të përcjellin judaizmin” Vetëm pak … ky është diskriminim , apo jo? Kjo nuk është universale. Pra Zoti bënë shpirtrat çifut dhe shpirtrat e krishterë dhe shpirtrat muslimanë dhe shpirtrat hindu? Unë mendova se të gjithë njerëzit janë të barabartë? Pra për arsye se dikush është i lindur në një religjion, me dekret të Zotit ai duhet të qëndroj në atë … edhe nëse personi e beson atë për false? Hmm … Unë nuk pajtohem me këtë. Një gjë tjetër me të vërtetë më shqetësonte… në judaizëm nuk ka koncept strikt për ferrin … atëherë pse të jesh i mirë? Pse jo mëkatarë? Nëse unë nuk kam frikë nga një dënim i rreptë , atëherë pse duhet të jem i moralshëm?
Krishterimi
Duke lëvizur më tutje e zbulova krishterimin. Mirë, një Zot, Ati, biri dhe shpirti i shenjtë … edhe një herë: një Zot, Ati, biri dhe shpirti i shenjtë . Uhhh, të lutem shpjegoje. Si munden të gjitha këto të jenë një Zot? 1 + 1 + 1 = 3 apo jo? Pra si mund të thuash se beson në vetëm një Zot? Shpjegim pas shpjegimi, ekuacion pas ekuacioni, krahasim pas krahasimi, analogji pas analogjie, nuk munda ta kuptoj këtë koncept. Mirë, le të gjurmojmë edhe pak këtu. Doktrina tjetër kryesore: Jezusi vdiq për mëkatet tona dhe ai e bëri këtë sepse ne jemi të ndotur me “Mëkatin Fillestar”. Pra, Jezus Krishti, “i biri i Zotit” duhej të vritej që të shpëtoj të gjithë nga ferri dhe të na pastrojë neve nga mëkati “i dhënë nga Adami (Ademi a.s)” Mirë pra, ju po thoni se të gjithë ne kemi lindur si mëkatarë? Dhe të mëkatosh është të bësh diçka gabim, apo jo? Ju po më thoni mua se foshnja njëvjeçare është fajtore për mëkat ose se ka bërë diçka keq? Kjo është diçka e çuditshme, pra bazuar në veprimet e një njeriu, i tërë njerëzimi duhet vuajtur? Çka është mesazhi moral i këtij tregimi? Ndëshko krejt grupin nëse një devijon? Pse Zoti do të kishte krijuar një rregull të tillë? Kjo nuk është në pajtim me logjikën time. Pra Jezusi vdiq sepse ai “e do njerëzimin”. Prit pak, në Bibël shkruan se Jezusi e pyeti “Atin e tij”: pse më braktise mua? Pra si duket Jezusi nuk e kuptonte se pse ai ishte vrarë brutalisht. Por ju po thoni se ai “vullnetarisht” u sakrifikua. Dosido, më nuk munda ta pranojë këtë religjion.
E vërteta
Mirë, cili është religjioni i ardhshëm? ISLAMI. Islam d.m.th nënshtrim. Besimet kryesore të tij janë siç vijon: Një Zot, adhuro Zotin 5 herë në ditë, jep 2.5 % bamirësi vjetore, agjërimi gjatë Ramazanit dhe përfundimisht nëse ke mundësi për të bërë Haxhin në Mekë. Mirë, asgjë e vështirë për të kuptuar deri tani. Asgjë këtu nuk bie ndesh me logjikën time. KUR’AN-i është libër me shumë mrekulli interesante dhe me urtësi të përjetshme. Shumë fakte shkencore që janë zbuluar kohëve të fundit ishin të proklamuara në këtë libër 1400 vjet më parë. Mirë, Islami i ka përmbushur kushtet e mia të domosdoshme për religjionin. Por unë doja t’i bëjë disa pyetje më të thella për të. A është ky religjion universal? Po, çdokush mund t’i kuptojë këto besime bazike … nuk ka nevojë për analogji apo ekuacion. A pajtohet me shkencën? Po, qindra versete të Kuranit pajtohen me shkencën moderne dhe teknologjinë.
Pasi i analizova faktet e panumërta logjike që i lexova dhe kërkimet, një gjë më së shumti më tërhoqi vëmendjen. “Islami” Emri i këtij religjioni. E vërejta se është i shkruar shumë herë në Kuran. Megjithatë, duke kujtuar studimet paraprake, nuk më kujtohej asnjëherë se kisha parë fjalën “Judaizëm” në Dhiatën e Vjetër ose “Krishterimi” në Dhiatën e Re. Kjo ishte një gjë e madhe. Pse nuk munda t’i gjej këta dy emra në librat e këtyre religjioneve? Sepse, nuk ka kësi emra në këto libra! Duke menduar … E vërejta se “Judaizëm” mund të ndahej në “Juda – izëm” dhe “Krishterimi” përkatësisht “Krisht-rimi”. Pra kush është Juda? Ose Judah më saktë. Ai ishte udhëheqësi i fisit të hebrenjve kur Zoti shfaqi mesazhin e tij njerëzimit. Pra ky religjion ishte emëruar sipas një … personi. Mirë, le të shohim se kush është Krishti. Ai ishte personi që dërgoi mesazhin e Zotit te hebrenjtë. Pra ky religjion ishte emëruar sipas një … personi. Pra në kujtesë, ne mund të mbajmë se emrat e këtyre religjioneve janë emra njerëzish të lidhur me “izëm” ose “rimi”. Pavarësisht nga ky fakt, emrat e këtyre religjioneve nuk janë përmendur në shkrimet e tyre të shenjta. Mendova se ajo ishte diçka suplementare. Nëse unë shkoj derë më derë të shes një produkt dhe them: “A dëshironi të bleni …? A s’do të ishte pyetja logjike “ Si e ka emrin ky …? Unë nuk do të fitoja asgjë nga produkti pa emër.
Emërtimi është diçka bazike me të cilën njerëzimi identifikon objektet, fizike dhe ato jo-fizike. Nëse religjioni është supozuar të praktikohet dhe shtrihet te çdo person në Tokë, a s’do të duhej të kishte një emër? Veç kësaj a s’do të duhej që emri të na ipej neve nga Zoti? Po, çështja ime saktësisht. Emrat “Krishterimi dhe Judaizmi” nuk ishin të shkruar në Shkrimet e Shenjta. Njerëzit i emëruan ato, jo Zoti. Nocioni se Zoti urdhëroi njerëzimin që të përcjellin një religjion pa emër është e pamundshme që të pranohet nga mendja ime. Në këtë çështje Judaizmi dhe Krishterimi kanë humbur kredibilitetin e tyre si të pastra, logjike dhe religjione komplete, së paku nga perspektiva ime. ISLAMI është i VETMI nga këto religjione që përmban emrin e religjionit në librat e tij. Kjo është e madhe për mua. Unë e kuptova se duhet ta përcjelli Islamin në atë pikë. Unë pastaj u bëra musliman. E mësova të vërteten. Tanimë isha jashtë errësirës. Dola në dritë…