BDI hesht rreth sulmit ndaj kryetarit Shpend Ahmeti

Deri më tani as autoritetet zyrtare të Kosovës e as përfaqësuesit e partisë shqiptare në qeverinë e Maqedonisë nuk kanë reaguar ndaj incidentit të rëndë që ka ndodhur në ndeshjen Shkëndija – Vardari, ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në një postim të tij në rrjetin social, kryetari Ahmeti ka thënë se është tronditëse në Maqedoni urrejtja e maqedonasve ndaj shqiptarëve, ndërsa ka veçuar se përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët për shkak të koketimit të partive shqiptare për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve, i cili vazhdon të ju sjellë shqiptarëve diskriminim dhe urrejtje jo vetëm në ndeshje futbolli.

“Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit”, ka shkruar në fund të reagimit të tij, kryetari Ahmeti.

Ndërmendim se në të kaluarën, në rrethana të tilla kur sulmoheshin shqiptarët e Maqedonisë nga grupe të tifozëve apo huliganëve maqedonas, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet – BDI, ish zëvendëskryeministri Musa Xhaferri deklaronte se ngjarje të tilla janë incidente të izoluara dhe se nuk ka nevojë t’i jepen hapësirë e madhe mediatike./Almakos

13048025_10207514191946982_7555390699542672789_o

Artikulli paraprakPas sulmit, Shpend Ahmeti godet BDI-në
Artikulli vijuesJa 9 arsye pse ju nuk do të bëheni kurrë të pasur