Një delegacion i kryengritësve shiitë, njoftoi se sot do të udhëtojë në Kuvajt ku do të marrë pjesë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Jemen.
Një delegacion i kryengritësve shiitë, njoftoi se sot do të udhëtojë në Kuvajt ku do të marrë pjesë në bisedimet e paqes të cilat zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Mehdi el-Meshat, Shef i Kabinetit të liderit të lëvizjes rebele shiite Abdelmalek al-Husi, në rrjetin social Facebook, ka thënë se një delegacion i lëvizjes sot rreth mesditës do të udhëtojë në Kuvajt për të marrë pjesë në bisedimet e paqes, të cilat ishin shtyrë për shkak të bojkotit.
Ai nuk ka shpjeguar përse vendimi për pjesëmarrjen e delegacionit Husi në negociata vjen dy ditë pas planifikimit të fillimit të tyre, por burime jozyrtare të afërta me lëvizjen pohojnë se ata nga OKB-ja kanë marrë garanci të fortë për ndalimin e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Ismail Wild Shejh Ahmed, më parë pati deklaruar se bisedimet janë shtyrë në një afat të pacaktuar, të cilat fillimisht ishin planifikuar për 18 prill.