Kryeprokurori i Shtetit: Javën e ardhshme fillon lirimi i pronave të uzurpuara

Kryeprokurori i Kosovësm Aleksandër Lumezi, ka njoftuar se gjatë javëve të ardhshme së bashku me Policinë e Kosovës do të fillojë aksionin për lirimin e disa pronave të uzurpuara.
Ai ka thënë se Prokuroria është duke kryer hetime kryesisht nga raportimi i medieve për pronat e uzurpuara.

Përndryshe, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar eshte botuar një hulumtim disa muajor në lidhje me uzurpimin e ndërmarrjeve shoqërore nga zyrtarë të lartë kosovarë dhe ish-eprorë të lartë të UÇK-së.

Ky hulumtim ka nxitur institucionet kosovare që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) ta publikoj listën e të gjithë uzurpatorëve. Më 15 shkurt 2016 AKP ka botuar listën e uzurpatorëve.

 

Artikulli paraprakNëndega e LDK-së në Rugovë e pakënaqur me demarkacionin
Artikulli vijuesVeseli i kërkon ndihmë Zhbogarit: Jemi të pazot në veri