Vaksinat në Maqedoni janë të sigurta !

Nga Ministria e shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë njoftojnë se vaksinat janë të sigurta dhe cilësore dhe bëjnë apel për imunizim sa më masiv.

Sipas Jovanka Kostovska, këshilltar shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Republika e Maqedonisë ka sistem të suksesshëm të imunizimit dhe përfshirje të gjerë.

Ajo informoi se vaksinat në Maqedoni janë të sigurta dhe se furnizohen nga prodhues të njohur.

Maqedonia përdor vaksina nga prodhuesit botëror më me renome nga Belgjika, Franca dhe Bulgaria, të cilët janë të pranuar nga Organizata botërore e shëndetësisë. Vaksinat kontrollohen para përdorimit në Agjencinë për ilaçe e pastaj lëshohen në përdorim, tha Kostovska.

Ajo u bëri apel prindërve ti vaksinojnë fëmijët e tyre dhe i siguroi se vaksinat nuk japin reaksione të rënda të padëshiruara por vetëm reaksione të vogla të pritura.

Këto komente u bënë gjatë shënimit të Javës evropiane të imunizimit dhe vijnë si reagim ndaj skepticizmit dhe rezervave të prindërve dhe opinionit publik lidhur me cilësinë dhe efektet e vaksinave në Maqedoni.

 

Artikulli paraprakMaqedonia e njeh Shqipërinë ende si Republikë Popullore
Artikulli vijuesMavraj dhe hoxha, bënë shqiponjën me duar, në Hatmen e nxënësve (Foto)