Afrim Gashi: Të dënuarit e rasteve ‘Monstra’ dhe ‘Sopot’ duhet të shpallen të pafajshëm

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka komentuar zhvillimet pas publikimit të “bombës” së dytë nga lideri opozitar, Zoran Zaev. 

Në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se pas “bombës” së parë, me të cilën ra në ujë krejt sistemi i sigurisë, “bomba” e djeshme, e publikuar nga LSDM-ja në lidhje me keqpërdorimin e gjyqësisë nga Ekzekutivi, e rrënoi përfundimisht edhe sistemin e drejtësisë. 

“Mendoj se tash të dënuarit e rasteve ‘Monstra’ dhe ‘Sopot’ duhet të shpallen të pafajshëm, të lirohen nga burgjet menjëherë dhe të dëmshpërblehen. Edhe pse e kemi ditur se është ashtu, tashmë vetë zyrtarët e shtetit e konfirmuan se në Maqedoni sistemi i gjyqësisë është i kapur plotësisht nga partia e nga Qeveria, madje më saktë nga policia dhe nga shërbimi sekret i shtetit”, ka shkruar Gashi. 

Sipas tij, këtij sistemi mund t’i themi si të duam, por sistem të gjyqësisë në Maqedoni nuk ka më besueshmëri.

Artikulli paraprakSallatë me panxhar
Artikulli vijuesDisa qendra masazhi në Kosovë po ofrojnë edhe shërbime seksuale!