Policia në afërsi të Demir Kapisë zbuloi 24 migrantë nga Afganistani, Iraku dhe Irani në një automjet transportues me targa të Shkupit.
Siç kumtoi MPB, ekipi i përzier patrullues i nëpunësve policor nga SP Bogorodicë dhe Republika e Kroacisë mbrëmë në orën 21:30 kanë vërejtur automojet transportues “Ford Tranzit” me targa të Shkupit si me një shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të Demir Kapisë.
Gjatë kontrollit të automjetit policia ka zbuluar 24 persona-migrantë, prej të cilëve 16 nga Afganistani, tre nga Iraku dhe pesë nga Irani, të cilët janë sjellë në Stacionin Policor-Negotinë.
Pas konsultimit me prokuror publik shtatë persona janë vendosur në Qendrën e Pranimit për të Huaj të MPB-së, derisa 17 personat e tjerë janë kthyer në Greqi.
Ndërmerren masa për gjetjen e shoferit i cili ka drejtuar automjetin dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.