Sulmi i regjimit sirian në Idlib shkakton 15 të vdekur

Nga sulmi që avionët e ushtrisë siriane ndërmorën ndaj vendbanimeve në qytezën Darkush të Idlibit, 15 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, avionë të ushtrisë së regjimit kanë bombarduar vendbanimet në qytezën Darkush në Idlib, që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare, duke e shkelur armëpushimin e shpallur prej 72 orëve.

Njoftohet se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 15 civilë, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, ndërsa 20 persona të tjerë janë plagosur. Bëhet e ditur se të vrarët dhe të plagosurit janë nxjerrë nga zona e sulmit nga ekipet e mbrojtjes civile.

Zyrtarët theksuan se në zonën e bombarduar janë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa të plagosurit janë marrë për trajtim mjekësor në spitalet fushore.

Ndryshe, regjimi sirian kishte shpallur armëpushimin 72-orësh prej orës 01:00 më datë 6 korrik 2016 deri në orën 00:00 të datës 8 korrik 2016 për arsye të Fitër Bajramit. Përkundër kësaj, forcat e regjimit dhe avionët rusë thyen armëpushimin duke i sulmuar vendbanimet në Halep dhe Idlib.

Artikulli paraprakOKB reagon për bllokimin e civilëve në Halep
Artikulli vijuesNexhmedin Spahiu – Mehmet Krajës: Intelektuali nuk flet “në emër të shumicës”