Çifti sirian Muhammed dhe Fatma Telal të cilët janë strehuar në Turqi për shkak të luftës në Siri me 6 fëmijë me aftësi të kufizuara përpiqen të mbijetojnë brenda pamundësive, raporton Anadolu Agency (AA).
Çifti Muhammed (48) dhe Fatma Telal (45) të cilët përpiqen të mbijetojnë në një shtëpi të marrë me qira në lagjen Narlica të qytetit Hataj të Turqisë në të cilin erdhtën para tre vitesh e gjysmë nga qyteti Idlib i Sirisë bashkë me 6 fëmijët me aftësi të kufizuara kujdesen për fëmijët e tyre sikur të ishin fëmijë të vegjël (foshnja).
Nëna siriane Fatma Telal në dekaratën për gazetarin e AA-së tha se si rezultat i një martese farefisnore ka sjellë në jetë 6 fëmijë me aftësi të kufizuar Merjem (18), Hasan (16), Hibe (14), Sibe (13), Husejin (11) dhe Hissan (9) vjeç.
Ajo ka theksuar se për shkak të gjendjes ekonomike po përballen me vështirësi të cilat po mundohen ti tejkalojnë me ndihmën e Kryqit të Kuq Turk dhe të bamirësve.
Fatma tha se burri i saj punon kur të gjejë punë në ndërtimtari. Ajo tregon se nuk mund të punojë pasi është e detyruar të kujdeset për fëmijët.
“Për mbijetesën e fëmijëve strehim gjetëm në Turqi si pasojë e luftës në vendin tonë. Me bashkëshortim jemi fëmijë xhaxhallarësh. Fatkeqësisht nga kjo martesë kemi 6 fëmijë me aftësi të kufizuar psikike dhe fizike. Për arsyen se fëmijët nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre unë dhe bashkëshorti kujdesemi për to si të ishin fëmijë të vegjël (foshnja)”, tha Fatma Telal.