Posterat e filmave tregojnë se sa seksist është Hollywoodi

Hollywoodi ka qenë cak i kritikave kohëve të fundit, për shkak për shkak të nënçmimit që ia bënë femrës e deri tek posterat seksiste kështu shkruan The Independent.

Komedianja dhe shkrimtarja Marica Belsky ka filluar një projekt në Tumblr të quajtur projekti ‘Gruaja pa kokë’, ku ajo ka ftuar të gjithë përcjellësit ti dërgojnë foto të posterave të filmave duke përshkruar femra pa kokë.
Ajo shkruan:’ Ideja e projektit Grua pa kokë është të vëmë në qendër të vëmendjes standratet që praktikohen për fragmentizmin, fetishizmin dhe dehumanizimin e fotografisë së femrës që shohim në filma, TV, kopertina të librit dhe reklama.

Ajo po bëhet një objekt pasiv i shikimi mashkullor shprehet shkrimtarja.
Ajo po ashtu ka postuar disa fotografi për të treguar se në çfarë niveli përdhoset fotografia dhe trupi i femrës. 
Për shkak të politikës redaksionale si kemi postuar, ngase janë pamje seksiste dhe çnderuese për femrën./KohaIslame

Artikulli paraprakShqiptari në Zvicër kapet me 1.5 kilogramë heroinë
Artikulli vijues‘Duhet të jemi të turpëruar’