Ka filluar implementimi i Strategjisë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), e cila angazhon të gjitha institucionet e Kosovës në mbështetjen e sektorit privat.
Gjatë një konference informuese për zhvillimet në sektorin privat, të mbajtur sot, në Prishtinë, Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për mbështetjen e NVM-ve tha se “Agjencia është e angazhuar që ta jetësojë këtë dokument, duke luajtur rolin koordinues si dhe atë të raportimit për progresin e arritur”.
Berisha theksoi se tashmë janë mobilizuar edhe institucionet e tjera për të mbikëqyrur ecurinë në përmbushjen e 138 objektivave të Strategjisë për mbështetjen e NVM-ve.
Hartimi dhe përgatitja e planit implementues është përkrahur nga asistenca teknike e Zyrës së BE-së në Kosovë. Ky projekt asiston Agjencinë për mbështetjen e NVM-ve në: fuqizimin e partneritetit publiko-privat, ngritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, dhe në reformën ligjore.
Në konferencën informuese u prezantuan projektet dhe aktivitete që synojnë implementimin e objektivave të ndryshme të strategjisë./koha/kohaislame
You Might also Like
Pas 1 vit nisin hetimet për traktorin e Blerandit 51.900 euro
Inteligjenca Financiare dhe Agjencia Kundër Korrupsioni janë zgjuar fiks 1 vit e 2 muaj me…
By
11 Min Read
Prodhuesit e ujit të rrezikuar me taksën retroaktive
Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), përkatësisht Shoqata e Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe…
By
6 Min Read
Si të jem një menaxher i suksesshëm?
Të gjithë menaxherët e suksesshëm dhe efektivë duhet të kenë katër aftësi të përgjithshme: aftësitë…
By
1 Min Read
Ndërpritet asistenca për miliona të papunë në Amerikë
Qeveria amerikane ka ndërprerë assistencën sociale për miliona të papunë në këtë vend, thuhet në…
By
1 Min Read
NAFTA DHE POLITIKA
Pothuajse të gjithë e dinë sa të rëndësishëm janë burime si nafta dhe gazi natyror.…
By
9 Min Read
Vullneti politik duhet konvertuar në investime
Komuniteti i sipërmarrësve shqiptarë dhe gjermanë duhet të përfitojë nga stadi aktual në marrëdhëniet mes…
By
7 Min Read
