Statistika për inboxin tuaj në Gmail

A dëshironi që Google të analizojë veprimet e juaja me email? Ndërmarrja Google në blogun e vet zyrtar ka theksuar gjatë të enjtes programin e quajtur Google Meter që ua mundëson përdoruesve të Gmail që të mësojnë më tepër për inboxin e tyre, nga mund të jenë të informuar se sa gjatë iu merr të ktheni një përgjigje.


I quajtur Gmail Meter, programi analizon mostrat e emailit për të dhënë një ndjesi më të mirë të veprimtarisë së përgjithshme në inbox. Gmail Meter ishte zhvilluar nga Romain Vialard, i cili është një top kontribuues në Google Apps Script, kështu që nuk ishte krijuar nga Google por faqja e mbështet atë.

Gmail Meter funksionon në ditën e parë të çdo muaji dhe ua dërgon përdoruesve një email që përmban statistika të ndryshme në lidhje me inboxin tuaj.

Për shemubll, Gmail Meter ofron statistika për numrin e porosive të rëndësishme dhe atyre që janë dalluar me yje në inboxin tuaj, e po ashtu edhe sa shpesh ju dërgoni me të tjerë emaila. Veçoritë shtesë përfshijnë një vegël që zbulon statistika në atë se si ju e udhëhiqni inboxin tuaj dhe sa gjatë ju merr që të përgjigjeni (dhe për sa kohë merrni përgjigje).

Ai gjithashtu vëzhgon nëse ju jeni të prirë për të shkruar emaila të shkurtër ose të gjatë dhe tregon mesataren e numrit të fjalëve të përdorura në emaila./pcworldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakNis implementimi i Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve
Artikulli vijuesGjyqi Breivik: Tentova të vrisja kryeministrin