Gjashtë policë janë plagosur sot nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli në Çeçeni të Rusisë.
Mëtutje, ministria e brendshme e Çeçenisë ka njoftuar se tre të plagosur në këtë sulm në kryeqytetin Grozni, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Çeçeni janë shtuar masat e sigurisë, derisa Rusia dhe disa ish-republika sovjetike e shënojnë 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Në ditëpn e sotme, para 12 viteve, është vrarë edhe ish-presidenti i Çeçenisë, Akhmad Kadyrov, gjatë paradës me rastin e Ditës së Fitores në Grozni.
Përgjegësinë për këtë sulm e patën marrë kryengritësit islamikë.
Aktualisht, Ramzan Kadyrov, që është djali i Akhmand Kadyrovit, është lider i Çeçenisë, i emëruar nga Kremlini.